FOTO/ Protesta e rrallë e gazetave të mëdha në Australi

FOTO/ Protesta e rrallë e gazetave të mëdha në Australi

10:45, 21/10/2019
A+ Aa A-

Ballinat e gazetave më të mëdha në Australi u hapën të hënën jo me tituj, por me shirita të zinj redaktimi, të krijuar qëllimisht për një protestë kundër legjislacionit që kufizon lirinë e shtypit, një manifestim i rrallë uniteti ky nga industria e mediave.

Australia nuk ka pasur masa mbrojtëse kushtetuese për fjalën e lirë, megjithëse qeveria shtoi një dispozitë për të mbrojtur “burimet” kur forcoi ligjet kundër spiunazhit në 2018. Shoqatat e mediave thonë se liria e mediave mbetet e kufizuar.

Faqet kryesore të gazetarëve u hapën kështu për të dhënë përshtypjen se kopja kishte qenë e censuruar, si një dokument i klasifikuar qeveritar.

"Parlamenti australian ka kohë që miraton ligje nën maskën e sigurisë kombëtare që pengojnë të drejtën e publikut për të mësuar se çfarë bën qeveria nën emrin e publikut", tha Aleanca MEAA.

Protesta e mediave të hënën ka për qëllim të bëjë presion publik mbi qeverinë për të përjashtuar gazetarët nga ligjet që kufizojnë aksesin në infomacionin  delikat, të miratojnë një liri funksionimit siç duhet të sistemit informativ dhe të ngrejë kriterin për paditë për shpifje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco