Merr flakë fabrika e veshjeve, pesë të vdekur

Merr flakë fabrika e veshjeve, pesë të vdekur

08:26, 21/10/2019

Pesë persona humbën jetën pasi një fabrikë veshjesh në Santiago, kryeqytetin e Kilit, u përfshi nga zjarri gjatë valës së protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin.

Ushtria dhe policia përdorën gaz lotsjellës dhe ujë kundër protestuesve dhe u vendos një shtetrrethimi në qytetet e mëdha.

Një gjendje e jashtëzakonshme e vendosur tashmë në Santiago do të shtrihet në qytetet në veri dhe jug të vendit.

Trazirat nisën për shkak të rritjes së tarifës së metrove.

Në një deklaratë të natës vonë, Presidenti Sebastián Piñera tha: "Ne jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm, i cili është i gatshëm të përdorë dhunën pa asnjë kufi".

Gjatë të dielës, protestuesit në disa qytete të vendit u vunë zjarrin shumë autobusëve, shkatërruan stacionet e metrosë dhe u përleshën me policinë. Një shtetrrethim natën u imponua në zonat e Santiago, Valparaíso, Coquimbo dhe Biobío.

Ndërkohë, një gjendje e jashtëzakonshme do të zbatohet për Antofagastën, Valparaiso, Valdivia, Chillán, Talca, Temuco dhe Punta Arenas, duke lejuar autoritetet të kufizojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe të drejtën e tyre për tubim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco