Japonia e para në botë për shëndetin e fëmijëve, zbuloni sekretin

Japonia e para në botë për shëndetin e fëmijëve, zbuloni sekretin

17:52, 16/10/2019
A+ Aa A-

Një raport i UNICEF, e rendit Japoninë në vend të parë për sa i përket shëndetit të fëmijëve, me përqindje të ulët të vdekshmërisë dhe një numër shumë të vogël të fëmijëve nën peshë.

Japonia ka arritur qëllimin e një vendi të zhvilluar për të patur tregues të shkëlqyer për sa i përket ushqimit dhe shëndetit të fëmijëve , duke ruajtur një nivel shumë të ulët të mbipeshes.

Sekreti i saj? Dreka e shkollës.

Por, Japonia ka gjithashtu edhe nivelin më të ulët të fëmijëve mbi peshë, midis 41 vendeve të zhvilluara të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Europian.

Sipas ekspertëve, për këtë luajnë rol janë disa faktorë, ku përfshihet vëmendjen e veçantë që japonezët i kushtojnë shëndetit, kontrollet e rregullta mjekësore për fëmijët dhe veçanërisht, dreka shkollore.

“Dreka e shkollës është krijuar për të siguruar elementet ushqyese që priren të mungojnë në vaktet e konsumuara në shtëpi,” tha një zyrtare i ministrisë së Arsimit, Mayumi Ueda.

Dreka është e detyrueshme, ushqimet e sjella me vete nuk lejohen. Shumica nuk janë falas, por subvencionohen në pjesën më të madhe.

Çdo vakt llogaritet që të ketë rreth 600-700 kilokalori, të ndara në mënyrë të ekuilibruar midis karbohidrateve, mishit dhe perimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco