Dogji me benzinë të dashurin duke fjetur, dënohet me 60 vite burg

Dogji me benzinë të dashurin duke fjetur, dënohet me 60 vite burg

18:24, 15/10/2019

E reja amerikane është dënuar me 60 vjet burg, për shkak të një vepre të tmerrshme, ku dogji me benzinë të dashurit të saj, kur ai ishte duke fjetur.

Michael Gonzales ishte duke fjetur në orët e mëngjesit pasi kishte festuar ditëlindjen e 24-t, kur partnerja e tij, Gina Virgilio, e cila atëherë ishte 25 vjeçe, e dogji për së gjalli në shtëpinë e tyre në Alaska të Shteteve të Bashkuara.

Pasi i hodhi benzinën i vuri flakën dhe ia mbylli derën e shtëpisë. I riu vdiq nga flakët, në pamundësi për të dalë jashtë shtëpisë.

Ajo kishte ecur 400 metra nga shtëpia deri te pompa më e afërt e benzinës me një shishe të madhe në dorë.

Në seancën e mbajtur për këtë rast, u tha se ajo, me tu kthyer në shtëpi, e derdhi benzinën në kolltuk dhe dysheme. Më pas formoi një vijë të benzinës deri te dera e shtëpisë dhe ia vuri zjarrin lëndës djegëse.

Ajo kishte vërejtur se i dashuri i saj është zgjuar dhe po kërkonte ndihmë për të shpëtuar nga zjarri, por në këto momente e kishte mbyllur derën dhe kishte vrapuar.

Sipas analizave, Gonzales kishte vdekur nga thithja e tymit të dendur.

Pasi kaluan shtatë vjet nga incidenti, gruaja u shpall fajtore për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 60 vjet burgim efektiv dhe dhjetë vjet burgim me kusht pasi ta ketë mbaruar dënimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco