VIDEO/ Sekretari i Brexit dhe negociatori i BE: Brexit është si ngjitja në mal. Jini të durueshëm

VIDEO/ Sekretari i Brexit dhe negociatori i BE: Brexit është si ngjitja në mal. Jini të durueshëm

16:49, 11/10/2019
A+ Aa A-

Vendet e BE-së kanë rënë dakort për bisedime më të "intensifikuara" të Brexitit.

Kjo vjen pas një takimi midis Sekretarit të Brexit Steve Barclay dhe shefit negociator të BE Michel Barnier, i përshkruar nga të dy palët si takim  "konstruktiv", sipas BBC. 

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në 23:00 GMT më 31 tetor.

Samiti i javës së ardhshme shihet si shansi i fundit për të rënë dakord për një marrëveshje përpara afatit të Brexit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, paraqiti propozimet e rishikuara për një marrëveshje javën e kaluar, duke shmangur një kufi të vështirë në ishullin e Irlandës pas Brexit.

Korrespondenti i BBC në Bruksel Adam Fleming, tha se nuk ishte e qartë se si do të përshkruheshin bisedimet e ardhshme, por "një formë e negociatave të intensifikuara" ishte e sigurtë që do të zhvilloheshin.

Ai shtoi se, megjithëse do ketë një "masë të konfidencialitetit", shtetet e BE-së prapëseprapë do të informohen për çdo zhvillim.

Pas diskutimit të tij "teknik" me Z. Barclay në Bruksel, Z. Barnier u tha gazetarëve: "Jini të durueshëm".

Ai shtoi: "Brexit është si ngjitja në mal. Ne kemi nevojë për vigjilencë, vendosmëri dhe durim". 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco