Arabia Saudite publikon provat: Sulmet ndaj naftës janë sponsorizuar nga Irani

Arabia Saudite publikon provat: Sulmet ndaj naftës janë sponsorizuar nga Irani

17:28, 18/09/2019
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite, ka paraqitur një pjesë të shkatërrimit të dronëve dhe raketave të lundrimit, që vërtetojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës në dy objektet r naftës.

Ajo tha se 18 drone dhe 7 raketa lundrimi, goditën nga i njëjti drejtim, raporton BBC.

Rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani kishin thënë se ishin ata mbrapa sulmeve.

Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe paralajmëroi se do të hakmerret kundër çdo reagimi ushtarak.

Në konferencën e Ministrisë Saudite të Mbrojtjes, thanë se shkatërrimet treguan se sulmet ishin "sponsorizuar pa diskutim nga Irani".

Një zëdhënës tregoi atë që u tha, se ishte një krah delta, i një UAV-je iranian (mjet ajror pa pilot) së bashku me mbeturinat e armëve të tjera.

Ai tha se 18 UAV-të kishin qëlluar objektin e naftës në Abqaiq dhe 7 raketa lundrimi kishin qëlluar në fushën e naftës në Khurais, ku tre prej raketave kishin rënë poshtë objektivit.

Zëdhënësi tha se raketat kishin goditur të gjitha nga drejtimi verior, duke treguar video të një sulmi në Abqaiq, së bashku me hartat dhe fotografitë e dëmtimit.

Ai tha se detajet e pikave të fillimit nuk mund të jepen ende por pasi të ishin përcaktuar, ato do të publikohen në një konferencë tjetër.

Presidenti Donald Trump më herët të mërkurën njoftoi se kishte udhëzuar Thesarin që "të rrisë ndjeshëm sanksionet amerikane" ndaj Iranit pas sulmeve mbi Arabinë Saudite.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo do të jetë në Arabinë Saudite të mërkurën për të takuar djalin e mbretit Salman, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, për të diskutuar strategjinë e veprimit mbi këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco