Forcë e re politike në Itali, Renzi zbardh emrin

Forcë e re politike në Itali, Renzi zbardh emrin

22:32, 17/09/2019
A+ Aa A-

Dorëheqja pak orë më parë e Matteo Renzit nga PD, pason me një tjetër zhvillim të ri në politikën italiane.

"Italia Viva" është forca më e re politike e krijuar në Itali.

Është partia e re e ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Demokratike, Matteo Renzi, i cili vetëm pak orë më parë deklaroj dorëheqjen e tij nga PD për mungesë vizioni e grindje të vazhdueshme mes rrymave të ndryshme brenda partisë.

Emrin e partisë së re, Matteo Renzi e ka zbardhur gjatë një interviste të dhënë në mbrëmjen e kësaj të marte në Rai Uno, për gazetarin e njohur Bruno Vespa në emisionin e tij "Porta a Porta".

"Emri i partisë është sfida e politikës tonë", ka deklaruar Matteo Renzi.

"Duam të komunikojmë me njerëzit, të bisedojmë me ta e t'i bëjmë të bësojnë tek politika", tha ai, duke theksuar opinionin e tij se formati i një partie i modelit të shekullit XX nuk funksionon më, dhe është e nevojshme një gjetje e re më inovative ."

Zërave se dalja e tij nga PD dhe krijimi i një partie të re, do të vërë në rrezik qeverinë e koalicionit Lëvizja 5 Yje-PD, Matteo Renzi i përgjigjet se "nuk do të ketë asnjë rrezik për qeverinë, përkundrazi është krijuar enkas për t'i dhënë jetëgjatësi kësaj qeverie."

Në Partinë e re "Italia Viva" kanë aderuar rreth 40 parlamentarë, 25 deputetë e 15 senatorë, emrat e të cilëve priten të bëhen publikë gjatë orëve në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco