Tronditëse/ I ngatërrojnë gjakun, vdes pacientja në spital

Tronditëse/ I ngatërrojnë gjakun, vdes pacientja në spital

19:44, 17/09/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në spitalin ‘Vimercate’, në Monza të Italisë.

Mediat fqinje raportojnë se 84-vjeçarja Angela Crippa ka ndërruar jetë në spital, pasi i kanë ndërruar qesen e gjakut me një pacient tjetër me të njëjtin mbiemër.

E moshuara mbeti viktimë e transfuzionit të gabuar të gjakut pas operacionit në femur. Pacienti tjetër me të cilin i ngatërruan qesen, u operua për të njëjtën arsye.

Ndërkohë që procedurat për identifikimin e autorit të ngjarjes vazhdojnë, autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar një autopsi të trupit të Crippa-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco