Përparojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë, situata drejt zgjidhjes

Përparojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë, situata drejt zgjidhjes

18:16, 17/09/2019
A+ Aa A-

Kina tha se një zyrtar qeveritar do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara këtë javë ku do të përgatisë terrenin për rinisjen e bisedimeve të nivelit të lartë muajin e ardhshëm.

Agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se zëvendësministri i financave Liao Min do të arrijë në Uashington të mërkurën, për bisedime me homologët e administratës Trump, për t’u "hapur rrugën" negociatave të nivelit të lartë, të cilat gjithashtu do të zhvillohen në kryeqytetin amerikan, sipas VOA.

Vendimi për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh u mor në fillim të këtij muaji gjatë një telefonate midis Zëvendës Kryeministrit kinez Liu He, negociatorit tregtar të Pekinit dhe Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë Robert Lighthizer dhe Sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin.

Palët zhvilluan bisedime të rëndësishme në muajin korrik, por nuk pati ndonjë përparim të madh në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës. Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë në një seri tarifash të ndërsjella prej më shumë se një viti.

Tarifat morën shkas nga kërkesa e Presidentit amerikan Donald Trump për ndryshime në tregtinë, subvencionet dhe praktikat e pronësisë intelektuale që ndjek Pekini. Kina thotë se politikat amerikane të tregtisë kanë për qëllim të paralizojnë aftësinë e saj për të konkurruar.

Situata e tanishme ka krijuar pasiguri në tregjet financiare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco