Agresori i ngul gërshërën në fyt ushtarit, dyshohet për sulm ‘terrorist’

Agresori i ngul gërshërën në fyt ushtarit, dyshohet për sulm ‘terrorist’

17:15, 17/09/2019
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, ka goditur me gërshërë në fyt dhe shpatull një ushtar italian.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:45 në Piazza Duca d'Acosta në Milano, agresori sulmoi ushtarin.

Jemeni Mahamad Fathe, 23-vjeç, bërtiti "Allahu Akbar" pasi u arrestua nga karabinierët italianë.

Ushtari 34-vjecar është dërguar me urgjencë në spitalin Fatebenefratelli dhe po trajtohet për lëndimet në qafë e shpatull.

Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Kanë nisur hetimet për të mësuar nëse sulmi ishte terrorist. Jemeni Mahamad Fathe po qëndron në paraburgim për plagosje dhe dhunë ndaj një zyrtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco