Tensioni në rritje, Irani kap një anije naftëmbajtëse në Gjirin Persik

Tensioni në rritje, Irani kap një anije naftëmbajtëse në Gjirin Persik

14:56, 16/09/2019
A+ Aa A-

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka konfiskuar një anije në Gjirin Persik, duke thënë se ajo po kontrabandonte naftë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Agjencia e lajmeve ISNA citoi komandantin e Korpusit të Pestë Detar në qytetin Bandar Lengeh të ketë thënë se anija u kap pranë ishullit iranian, Tunb i Madh, raporton Rel.

Sipas burimit të njëjtë, anija po kontrabandonte 250,000 litra naftë.

"Ekuipazhi i këtij zinxhiri u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve gjyqësore në provincën jugore Hormozgan", tha komandanti Sardar Azami.

Këto raporte përkojnë me rritjen e tensioneve ndërkombëtare pas një sulmi në fundjavë në një rafineri të madhe të naftës në Arabinë Saudite, armikun rajonal të Iranit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e morën rebelët Huthi në Jemen, por Shtetet e Bashkuara e fajësuan drejtpërdrejt Iranin.

Ky i fundit i hodhi poshtë akuzat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco