SHBA-ja shumë shpejt eksportuesja më e madhe e naftë në botë

SHBA-ja shumë shpejt eksportuesja më e madhe e naftë në botë

19:59, 14/09/2019
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara “qartazi” do ta kalojnë Arabinë Saudite dhe Rusinë dhe do të shndërrohen në eksportuesen më të madhe të naftës në vitet e ardhshme, për shkak të rritjes së “paprecedentë” të prodhimit të energjisë, tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

“Ata do jenë shumë afër në vitet e ardhshme, por është çështje kohe kur SHBA-ja qartazi do të jetë eksportuesja më e madhe e naftës në botë”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, gjatë një konference në Uashington, sipas Rel.

Komentet e Birol vijnë një ditë pasi Agjencia publikoi të dhënat preliminare, që tregonin shifrat e eksporteve të naftës bruto të SHBA-së gjatë muajit qershor, e që sipas këtyre të dhënave, Uashingtoni ka kaluar dy konkurrentët e saj më të mëdhenj.

Gjatë vitit 2024, SHBA-ja do të përjetojë “rritjen më të madhe të prodhimit në historinë e naftës deri më tani”, tha Birol, që sipas tij, kjo gjë do të mundësojë eksporte më të mëdha.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që gjatë këtij viti, SHBA-ja do të rrisë prodhimin e naftës në 1,25 milionë fuçi në ditë dhe një milion më shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, nafta e papërpunuar amerikane dhe prodhimi i gazit të lëngshëm do të arrijë në 20 milionë fuçi në ditë në vitin 2024, tha Birol.s

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco