Prag tragjedie në avionin e nisur nga Gjermania: pilotit i derdhet kafeja, bën ulje të detyruar

Prag tragjedie në avionin e nisur nga Gjermania: pilotit i derdhet kafeja, bën ulje të detyruar

07:38, 13/09/2019
A+ Aa A-

Një avion me 337 persona në bord u detyrua të bënte ulje të detyruar, pasi piloti derdhi kafe në panelin e kontrollit. Kështu thonë hetuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u morën me rastin.

Airbus A330-243 u nis nga Frankfurti të Gjermanisë, për në Cancun të Meksikës, por bëri ulje të detyruar në Shannon të Irlandës, njofton Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB).

Kjo për shkak se panelet e kontrollit të audios të pilotëve (ACP) filluan të shkriheshin dhe në kabinë kishte tym. Pilotët duhej të përdorin maska oksigjeni, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

AAIB nuk identifikon se cila kompani ka drejtuar fluturimin gjatë aksidentit. Sidoqoftë, organizata jofitimprurëse e pavarur e Fondacionit të Sigurisë së Fluturimeve thotë se ishte një fluturim i Airlines Condor Airlines. AAIB thotë se piloti kryesor pa dashur ka derdhur kafen mbi panel gjatë kohës që avioni ishte mbi Oqeanin Atlantik.

Kafeja ishte në gota pa kapak, gjë që AAIB thotë se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin. Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij, por filxhani më vonë u rrëzua. Shumica e kafes ra në prehërin e komandantit dhe  vetëm një sasi e vogël u derdh në ACP1 kryesore.

ACP1 dhe më vonë ACP2 i pilotit së shpejti nisën të nxeheshin shumë derisa nisi të shkrihej njëri prej butonave të tij. Vendimi u mor për të devijuar në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt raporton Gazeta Ekspress.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco