Ushtria Braziliane ndërhyn për shuarjen e zjarreve në Amazonë

Ushtria Braziliane ndërhyn për shuarjen e zjarreve në Amazonë

16:21, 24/08/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Brazilit ka urdhëruar Forcat e Armatosura të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve që po shtohen me shpejtësi në pyjet e Amazonës.

Një dekret i lëshuar nga Presidenti Jair Bolsonaro, autorizon vendosjen e ushtarëve në rezervat e natyrës, tokat indigjene dhe zonat kufitare në rajon.

Njoftimi erdhi pas presionit të fortë nga liderët evropianë.

Bolsonaro ka kritikuar reagimin e kombeve të tjera, duke këmbëngulur që zjarret "nuk mund të përdoren si pretekst" për sanksione ndëshkuese.

Franca dhe Irlanda thanë që nuk do të ratifikonin një marrëveshje të madhe tregtare me vendet e Amerikës së Jugut, nëse Brazili nuk përpiqet më shumë për të shuar flakët në Amazonë.

Shumë prej zjarreve mendohet se janë shkaktuar me qëllim, me dyshimin se e kanë bërë fermerët që të përfitojnë duke pasur më shumë tokë në dispozicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco