VIDEO/ Amazona në flakë, pamje apokaliptike nga Brazili, errësirë në mes të ditës...

VIDEO/ Amazona në flakë, pamje apokaliptike nga Brazili, errësirë në mes të ditës...

09:39, 24/08/2019
A+ Aa A-

Pyjet tropikale të Amazonës prej gati një muaji janë përfshirë nga gjuhë zjarri që duken të pandalshme. Ferri mbi tokë është ajo që po ndodh në njërin prej ekosistemeve më të mëdha në botë. Të ecësh në mes të ditës dhe çdo gjë të jetë errësirë sikur të jetë mesi i natës.

Kjo është ndjesia apokaliptike që ka krijuar tymi i pyjeve të Amazonës në Brazil. Pamja prej mesnate u krijua nga një erë e ftohtë që erdhi nga lindja e San Paolos, e cila mori me vete edhe tymin e pyllit të Amazonës që po digjet.

Errësira e frikshme zgjati plot një orë para se të largohej. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa banorë mblodhën ujin e shiut, i cili ishte sterrë i zi nga bloza.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco