VIDEO/ Gjejnë ariun brenda frigoriferit, tmerrohen pjestarët e shtëpisë

VIDEO/ Gjejnë ariun brenda frigoriferit, tmerrohen pjestarët e shtëpisë

20:56, 22/08/2019
A+ Aa A-

Një ari hyri në një shtëpi dhe bastisi frigoriferin ndërsa adoleshentët e tmerruar u fshehën në dhomën tjetër.

Ndërsa dy adoleshentë shikonin TV në shtëpinë e tyre, në mbrëmje vonë, dëgjuan disa zhurma në dhomën tjetër në të cilën ata ishin të sigurtë se nuk ishte njeri.

“Kam dëgjuar hapa dhe atëherë kam dëgjuar frigoriferin të hapet me zhurmë të lartë dhe në mënyrë agresive,” tha 15-vjeçari Hayes Sherman. “Frigorifer filloi të binte derisa u rrëzua në dysheme”.

Ngjarja ka ndodhur në Truckee, Kaliforni dhe ariu mësohet të ishte future përmes derës së garazhit. Një kamera kapi momentin kur ariu shëtiste në kuzhinë dhe në dhomën e ndenjes.

Pasi kanë njoftuar të ëmën që të mos zbriste nga dhoma sepse ishte e rrezikshme, të rinjtë kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë bërë të mundur njerrjen e kafshës së egër nga banesa, e cila sipas dëshmive të adoleshentëve pasi konsumoi akullore dhe gjithçka gjeti në frigorifer, shëtiste nëpër shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco