'Nora ime e dashur, mami është këtu!' - gjenden gjurmë të 15-vjeçares së pafat humbur në Malajzi

'Nora ime e dashur, mami është këtu!' - gjenden gjurmë të 15-vjeçares së pafat humbur në Malajzi

10:39, 09/08/2019
A+ Aa A-

Pas ditë kërkimi të ethshëm në xhunglën e Kuala Lumpur, në Malajzi dhe pas apelit publik të familjes duket se policia vendase kanë gjetur disa gjurmë
të adoleshentes britanike të humbur, e mitur me aftësi të kufizuara. 

15-vjeçarja Nora Quoirin dhe familja e saj mbërritën në një resort në Seremban, 63 km në jug të kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur, më 3 gusht.

Të nesërmen në mëngjes, babai i saj u zgjua dhe gjeti dritaren e dhomës së gjumit të Norës të hapur ndërsa vajza nuk ndodhej askund.

Prindërit e saj mendojnë se vajza është rrëmbyer dhe janë shumë të shqetësuar sepse ajo ka mangësi në komunikim , pasi është diagnostikuar me autizëm.

Prej momentit kur Nora është zhdukur 252 njerëz dhe policë janë angazhuar në kërkimin e saj me skuadra të pajisura me qen kërkimi dhe mjete të ndryshme të cilat i kanë ndihmuar të depërtojnë në xhungël.

Madje disa ditë më parë u bë edhe regjistrimi i zërit të mamasë së saj e cila e thërriste në emër dhe i thoshte se e donte shumë. Mesazhi jehonte në xhungël me thirrjen e dhimbshme, ftuese: "Nora ime e dashur, të dua ... mami është këtu. Mami është këtu, Nora e dashur, dashuria ime.'

Policia i përdori regjistrimet zanore për të kërkuar vajzën në pyll.

Pas ditësh kërkimi në xhungël dhe pas apelit publik të familjes duket se Policët në Malajzi kanë zbuluar gjurmët që ata besojnë se i përkasin adoleshentes britanike.

Gjurmët u gjetën pranë resortit të izoluar ku edhe ndodhet ndërtesa ku Nora qëndronte së bashku me familjen e saj.

Ndihmësi i drejtorit të Departamentit të Zjarrit dhe Shpëtimit, Ahmad Mukhlis Mokhtar, tha se deri më tani gjurmët janë e vetmja provë dhe se nuk kanë në dorë ende asgjë tjetër.

Megjithatë, ai shtoi se tani është optimist se Nora e cila ka vështirësi në të folur tani ndodhet në një rreze të afërt me resortin dhe se shpreson se do të gjendet e madje mirë.

Mukhlis tha që operacioni gjithashtu do të përqendrohej në zonat kodrinore të xhunglës pasi ishte e mundur që Nora të mund të fshihej pas pemëve ose shkëmbinjve.

    Një helikopter nga Njësia e Veshjeve Ajrore të Policisë të Malajzisë, i pajisur me një aparat fotografik termik të mbikqyrjes, është gjithashtu në veprim në afërsi të vendpushimit pyjor Dusan në Seremban.

    Të gjitha pajisjet e mundshme janë vendosur në dispozicion të kërkimit të vajzës duke filluar nga drontë, forcat ushtaraje, regjistrimi vokal i zërit të nënës, qentë, makinat etj.

    Policia dje publikoi foto të një dritareje të dhomës së hotelit, për të cilët thonë se u gjet e hapur në vendpushimin për pushime, ku Nora u zhduk.

    Familja e Noras është nga Londra dhe më herët bënë një thirrje emocionale publike për ta gjetur vajzën ndërsa policia lokale pasi pyeti 20 persona filloi të dyshojë se vërtet Nora mund të ishte rrëmbyer.

    Duke folur në emër të prindërve të Norës, tezja e vajzës tha: ‘Jemi shumë të prekur nga mbështetja që kemi marrë nga e gjithë bota’.

    Policia nuk përjashton mundësinë e një rasti kriminal lidhur me adoleshenten autike dhe kërkimet vazhdojnë me intensitet.f.h/SYRI.NET

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco