Ofendoi Erdoganin, dënohet me burg aktorja turke

Ofendoi Erdoganin, dënohet me burg aktorja turke

16:25, 20/07/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit në Turqi dënoi me 11 muaj dhe 20 ditë burg për aktoren dhe këngëtaren Zuhal Olcay për fyerje të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Autoritetet filluan një hetim në Olcay në vitin 2016, pasi morën një ankesë se këngëtarja ndryshoi tekstet e këngëve dhe se përdori gjeste për të fyer Erdogan në një koncert në Stamboll.

Në tekstet e ndryshuara të këngëve ajo shprehej: “Rexhep Tayyip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash ‘Unë kisha një ëndërr’.”

Në dëshminë e saj, Olcay u shpreh se ka ndryshoi tekstin sepse emri i presidentit përshtatej me rimën.

Prokurorët kërkuan dënim 4-vjeçar për Olcay. Por një gjykatë në Stamboll e dënoi vitin e kaluar për 11 muaj dhe 20 ditë burg, por e pezulloi atë.

Avokatët e Erdoganit e apeluan vendimin, duke kërkuar që të vihej në fuqi vendimi për dënimin e aktores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco