E rëndë, vdesin 4 të rinj, makina përfundoi në kanal

E rëndë, vdesin 4 të rinj, makina përfundoi në kanal

13:26, 14/07/2019
A+ Aa A-

Ka rezultuar fatal aksidenti për 3 djem dhe një vajzë në Jesolo, të Italisë, mbrëmjen e djeshme.

Mediat fqinje raportojnë se makina në të cilën po udhëtonin 3 djem dhe 2 vajza përfundoi në një kanal të tejmbushur me ujë.

Ndihma e parë u është dhënë paraprakisht të plagosurve nga disa djem.

Ata kanë arritur të nxjerrin vajzën e plagosur dhe tre djemtë, të cilët më vonë u deklaruan të vdekur nga mjekët e spitalit Suem 118.

Pas ndërhyrjes së forcave të shpëtimt, u vu re se në makinë kishte mbetur ende një trup, që i përkiste një vajze.

Kur skuadra mundi që të nxirrte trupin vajza kishte ndërruar jetë.

Të katërta viktimat dhe vajza e plagosur janë të moshave 22 dhe 23 vjeç, të gjithë banues në zonën e San Donà.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco