VIDEO/ Reagimi i gjyshes që gjeti portofolin e vjedhur në 1940-ën, lumturia për foton e vëllait të vrarë në luftë

VIDEO/ Reagimi i gjyshes që gjeti portofolin e vjedhur në 1940-ën, lumturia për foton e vëllait të vrarë në luftë

09:27, 12/07/2019
A+ Aa A-

Kjo është një histori vërtet e rrallë...

Në vitin 1940 kuleta e një gruaje me emrin Beti u vodh në shkollën e mesme të Centralias në Pensilvani ndërsa sot kjo ndërtesë po ndryshohet dhe po kthehet në një kishë.

Pikërisht gjatë këtij procesi u zbulua një sekret. Në një vend në tualetet e shkollës u gjetën të fshehura 15 kuleta të vitit 1940. Të gjitha të mbushura me kujtime më të vjetra se 7 dekada.

Një ndër kuletat i takon Betit e cila tregon përjetimet e saj dhe madje rijeton kujtimet e së shkuarës. Por çafrë është edhe më e rëndësishme për Betin, është një fotografi e rrallë në të cilën ajo ka dalë me vëllain e saj i cili u vra gjatë Luftës së II Botërore.

Ajo thotë: "Nuk mund ta imagjinoj dot se si dikush i ka vjedhur këto 15 kuleta dhe i ka vënë ato prapa tualetit në një hapësirë që as nuk e dija se ekzistonte. Portofoli përmbante fotografi të shokëve të klasës që nuk i kam parë ndër vite. Ndihem tejmase e entuziazmuar për një fotografi të vëllait tim i cili ishte luftëtar në Luftën e Dytë Botërore në atë kohë dhe që mbeti i vdekur gjatë saj. Jam aq e lumtur për këtë foto pasi nuk kam asnjë fotografi të tij, kjo është shumë e rëndësishme për mua”./f.h/SYRI.NET

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco