Disney refuzon kërkesën e babait për të vënë Spider-Man në gurin e varrit të djalit

Disney refuzon kërkesën e babait për të vënë Spider-Man në gurin e varrit të djalit

08:54, 05/07/2019
A+ Aa A-

Dsney ka refuzuar lejen për një baba të pikëlluar që të vendosë imazhin e Spider-Man në pllakën e djalit të tij të vogël.

Ollie Jones, i cili vdiq nga një sëmundje e rrallë gjenetike, ishte fans i çmendur i Spider-Man dhe babai i tij Lloyd, 36 vjeç, donte të nderonte kujtimin e të birit me simbolin e preferuar.

Z. Jones kishte dashur të vendoste një gravurë të superheroit në gurin e varrit të djalit të tij, por korporata e madhe amerikane, e cila kishte të ardhura prej 59.12 billionë dollarë në 2018, ka refuzuar lejen.

Gjiganti i filmit tha se donte të ruante "pafajësinë" e Spider-Man.

Z. Jones, nga Maidstone, Kent, tha se Disney nuk donte që personazhet e tij ti shoqëronin me vdekjen.

Një përfaqësues i departamentit të lejeve të kompanisë Walt Disney shkroi: "Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta. Nëse kemi luajtur një pjesë të vogël në lumturinë e Ollie-it, ne jemi të nderuar.

"Ne kemi luftuar për të ruajtur të njëjtën pafajësi dhe magji rreth personazheve tanë që sollën një gëzim të tillë për Ollien.

Babai i gjashtë fëmijëve tha: "Unë me të vërtetë nuk e prisja këtë - është një tjetër goditje e rëndë. U ndjeva i sigurt se do ta lejonin”./f.h/SYRI.NET

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco