Prezantohet roboti si njeri, Leonardo Da Vinçi, në samitin e G20 në Japoni

Prezantohet roboti si njeri, Leonardo Da Vinçi, në samitin e G20 në Japoni

14:39, 01/07/2019
A+ Aa A-

Në bashkëpunim me kompaninë Fujikin, ekspertët e Universitetit japonez të Osakës kanë krijuar një robot të artistit dhe shkencëtarit italian Leonardo da Vinçi, i cili do të arsimojë gjeneratat e ardhshme të shkencëtarëve.

Roboti i Da Vinçit u është paraqitur pjesëmarrësve të samitit që mblodhi liderët e 20 vendeve më të zhvilluara në Osaka.

Drejtori i marketingut i kompanisë Fujikin, Kouichi Nakamura, tha se roboti ishte bërë në nder të Da Vinçit, i cili me veprat e tij ka vënë botën në borxh.

Ai tha se roboti Da Vinci është bërë edhe me qëllim që në mënyrë unike filloristëve t’u prezantohet puna e tyre dhe që të merren me shkencën dhe artin.

“Kështu do të mundësojmë që filloristët dhe shkencëtarët e ardhshëm të mësojnë përmes argëtimit”, tha Nakamura.

Ai po ashtu tha se roboti Da Vinçi flet japonisht, anglisht dhe italisht.

Duke u lidhur me rrjetin e Google-s, roboti do të jetë në gjendje t'u përgjigjet pyetjeve.

Nakamura paralajmëroi se edhe Albert Einstein së shpejti do të fitojë robotin e tij në të njëjtën mënyrë. (AA)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco