Ish-Presidenti i Egjiptit Mursi varroset në Kairo, islamistët në zi

Ish-Presidenti i Egjiptit Mursi varroset në Kairo, islamistët në zi

14:36, 18/06/2019
A+ Aa A-

Kairo – Ish-Presidenti islamist i Egjiptit, Mohamed Mursi, u varros me një ceremoni të vogël familjare mëngjesin e së martës, një ditë pasi ai pësoi një sulm vdekjeprurës në zemër në gjykatë, thanë djemtë e tij, ndërkohë që mbështetësit e tij publikonin mesazhe pikëllimi dhe zemërimi.

Kreu i parë i shtetit i zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë e Egjiptit moderm i cili u rrëzua nga ushtarakët në 2013, u preh në Kairo, pranë varreve të liderëve të tjerë të Vëllazërisë Myslimane tashmë të ndaluar, tha Abdullah Mohamed Mursi për Reuters.

“N e lamë trupin e tij në spitalin e burgut Tora, thamë lutje për atë në spitalin e burgut,” tha djali tjetër, Ahmed Mursi, në Fb.

Vëllazëria Myslimane e përshkroi vdekjen e Mursi plotësisht si një si vrasje dhe bëri thirrje për të mitingje masive për ta përkujtuar vdekjen e tij.

Zyrtarët egjiptinë i kanë mohuar akuzat se shëndeti i tij ishte neglizhuar.

Jeta shfaqet normale në kryeqytetin e Egjiptit, ku autoritete kanë goditur islamistët dhe oponentët e tjerë që kurse Mursi është përmbysur.

Mediat egjiptiane që janë shumë të kontrolluara, i dhanë pak vëmendje lajmit. Vetëm një gazetë, private, në pronësi në Al Masry Al Youm, e kujtoi atë në faqen e saj të parë.

Por qindra anëtarë të Vëllazërisë Myslimane dolën në rrugët e kryeqytetit si dhe në Stamboll të Turqisë, disa duke akuzuar qeverinë e Kairos për vdekjen e ish-Presidentit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco