Gjendet gjallë pas dy javësh në pyjet e Havait, 35-vjeçarja Eller, duke përqafuar babanë

Gjendet gjallë pas dy javësh në pyjet e Havait, 35-vjeçarja

13:28, 25/05/2019
A+ Aa A-

Një grua e zhdukur prej mëse dy javësh në rezervatin pyjor Makawao on Maui në Hawaii, fatmirësisht është gjetur gjallë. Lajmin e dha një mik i familjes dhe një nga kërkuesit për ABC News. Amanda Eller qe e humbur për 16 ditë derisa u gjend gjallë në kushte të mira në orën 5 të pasdites me orën lokale.

“Ne e gjetëm atë në një shtrat lumi, ajo po na tundte dorën ndërsa ne ishim në helikopter dhe ne e ngritëm atë menjëhërë lart,’ tha Chris Berquist, i cili ishte në helikopter.

“Ajo nuk ishte plagosur. Ajo ishte djegur pak nga dielli. Disa ditë më vonë i kishte humbur dhe këpucët, por nuk kishte plagë.’

Fotografitë e shpërndara nga shpëtuesit tregonin plagët në këmbët e Eller.

Eller, 35 vjeçe, u zhduk pasi ishte nisur për një ngjitje në  8 maj. I dashuri i saj ishte personi i fundit që e kishte parë, mësuesen e jogës dhe terapisten atë mëngjes, por ajo nuk ishte kthyer në shtëpi dhe i dashuri kishte njoftuar policinë më 9 maj.

Makina SUV e Eller u gjet enjten, jo shumë kohë pasi për të u njoftua se kishte humbur në bazën e Kahakapao Trail.

Eller ishte në gjendje të mirë duke pasur parasysh rrethanat dhe i foli babait të saj nga helikopteri. Ajo u morr nga një ambulancë dhe u dërgua në Maui Memorial Hospital.

“Ajo ishte shumë e kthjellët, e dinte numrin e telefonit të babait të ajo, e dinte cila ishte, ku ishte, dinte sa kohë kishte qënë andej dhe na habiti,” tha Berquist.

Shpërblimi për gjetjen e Amanda Eller arriti në 50 mijë dollarë në ditët e kërkimit./ar.sh/SYRI.NET

EMOCIONET E BABAIT DHE PERQAFIMI MIDIS TYRE

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco