Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Facebook fshin qindra llogari, influenconin zgjedhjet në disa vende të botës

Facebook fshin qindra llogari, influenconin zgjedhjet në disa vende të botës

07:47, 17/05/2019
A+ Aa A-

Facebook ka hequr 265 llogari, faqe dhe grupe nga platformat e veta sociale Instagram dhe Facebook, duke u shprehur se materiali i publikuar ka qenë një përpjekje për të influencuar zgjedhjet në Afrikë dhe pjesë të tjera të botës.

“Gjithashtu individët pas këtij rrjeti janë përpjekur të fshehin identitetet e tyre, por hetimi ynë zbuloi se disa prej këtyre aktiviteteve ishin të lidhura me një njësi tregtare izraelite, Archimedes Group”, thekson Facebook.

“Kjo kompani i ka shkelur vazhdimisht rregullat tona, përfshirë angazhime në sjellje joautentike të koordinuara”, tha Facebook, duke shtuar se tani e ka bllokuar kët grup bashkë me degëzimet e tij, transmeton ATSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco