Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Venezula futet në ditën e 2 të trezirave, largohet ish shefi i policisë sekrete

Venezula futet në ditën e 2 të trezirave, largohet ish shefi i policisë sekrete

07:21, 02/05/2019
A+ Aa A-

Venezuela është futur në ditën e dytë të trazira të mëdha. Por Manuel Ricardo Cristopher Figuera i cili ka qenë në krye të policisë sekrete të Venezuelës është larguar nga rrethi i ngushtë i presidentit Maduro.

Lideri opozitar Juan Guaido, ka bërë një përpjekje për ta rrëzuar qeverinë dhe organizoi protesta të mëdha në rrugë, që kanë marrë edhe vëmendjen e administratës së presidentit Donald Trump.

Mundësia që rrethi ngushtë i Maduros është duke u thyer, tregon fakti se është dorëhequr kreu i policisë sekrete dhe shkëputi lidhjen me presidentin.

Në një letër të drejtuar popullit venezuelian, Figuera ka shkruar se deri më tani i bindej udhëheqësit Maduro, por se tani është koha që të ‘rindërtohet shteti’.

“Ka ardhur koha, që ne të shikojmë një formë ndryshe për të bërë politikë. Shërbyesit e lartë shtetërorë, janë pasuruar së tepërmi dhe korupsionin e praktikojnë si sport” ka shkruar Figuera.

Letra që po qarkullon në rrjetet sociale, është hulumtuar nga një ekspert në Shtete e Bashkuara, që ka konfirmuar se ai është autori që e ka shkruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco