Ishin të lidhur me grushtin e shtetit, arrestohen 115 persona në Turqi

Ishin të lidhur me grushtin e shtetit, arrestohen 115 persona në Turqi

02:42, 27/04/2019
A+ Aa A-

Autoritetet turke arrestuan sot 115 anëtarë të forcave të armatosura dhe kanë shpallur në kërkim 95 persona të tjera për lidhje të dyshuara me imamin Fethullah Gylen i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit më 2016, raportoi agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

”Në mesin e të dyshuarve të shpallur në kërkim nga prokuroria e Stambollit, 112 janë pjesë e ushtrisë, 29 të forcave ajrore, 50 të marinës, 14 të xhandarmërisë dhe pesë nga drejtoria e rojave bregdetare”, sqaron AA.

Ata dyshohen se janë përkrahës të lëvizjes së imamit, Fethullah Gylen, armik i betuar i Ankarasë, i cilësuar si grup terrorist. /ATSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco