Bosi i Foxconn do të garojë për presidencën e Taivanit, i mbështetur nga... perëndesha e detit!

Bosi i Foxconn do të garojë për presidencën e Taivanit, i mbështetur nga... perëndesha e detit!

11:35, 17/04/2019
A+ Aa A-

Bosi i gjigantit teknologjik Foxconn bëri të ditur sot se do të kandidojë për presidencën e Taivanit, pasi ka siguruar mbështetjen e një... perëndeshe të detit.

Gou, i cili njoftoi këtë javë se do të largohej nga drejtimi i operacioneve më të rëndësishme të furnizuesit të Apple, tha se do të kërkojë nomiminin nga partia e tij në opozitë, Kuomintang (KMT), e cila është e afërt me udhëheqjen e Pekinit.

‘Jam gati të futem në primaret e partisë. Nëse fitoj, do të përfaqësoj KMT në zgjedhjet e vitit 2020’, tha Gou në një takim të KMT në Taipei, duke shtuar se do ta përkrahte plotësisht çdo kandidat tjetër të partisë.

69-vjeçari tha se teksa viztioi një tempull të perëndeshësh së detit Matsu në New Taipei, ajo i kishte thënë ‘dil përpara... për të ndihmuar njerëzit’.

Gou është lindur më 1950 në Taipei nga prindër që u larguan nga Kina pas fitores së Partisë Komuniste të udhëhequr nga Mao Ce Dun në luftën civile kundër përkrahësve të Kuonmintang (Guomindang).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco