Provokimi i fortë i Erdogan: Do ta kthejë katedralen e `Shën Sofisë`, në xhami!

Provokimi i fortë i Erdogan: Do ta kthejë katedralen e `Shën Sofisë`, në xhami!

15:09, 25/03/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Taip Edogan, ka bërë një provokim të fortë për një nga simbolet më të njohura të bizantit dhe ortodoksisë, siç është kisha e famshme e “Shën Sofisë”. Ky kompleks që pas pushtimit të Kostandinopojës nga Sulltan Mehmeti i Dytë ose siç njihet ndryshe, “Pushtuesi”, shumë herë është shndërruar nga kishë në xhami dhe që nga viti 1931 ka qëndruar si kompleks muzeal me emrin “Shën Sofi”.

Së fundmi Erdogan ka propozuar gjatë një interviste ku ka folur për zgjedhjet lokale të 31 marsit, se propozimi i tij për shndërimin e “Shën Sofisë” sërish në xhami është një gjë lehtësisht e realizueshme.

“Nuk është ndonjë propozim i jashtëzakonshëm. Nuk është ndonjë gjë e parealizueshme, mund të bëhet lehtë. Emrin nga muze mund t‘ia vendosim xhamia Ayasofya. Si në rastin e xhamisë Sulltanahmet (Xhamia Blu), a paguajnë turistët kur e vizitojnë? Ata vizitojnë xhaminë Sultanahmet, xhaminë Süleymaniye dhe atë Fatih. E njëjta gjë të bëhet edhe me Ayasofya-n. Nxirret nga statusi i muzeut”, deklaroi ai.

Shën Sofia ka qenë katedralja më e njohur bizantine dhe ortodokse e Kostandinopojës nga viti 537 deri në vitin 1453 dhe më pas nga pushtimi osman deri në vitin 1931 shërbeu si xhami për tu shndërruar deri më sot në një atraksion mbarëbotëror turistik me emrin e saj të parë bizantin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco