Pamje tronditëse/ Shkrirja e akujve zbulon trupat e gjymtuar të alpinistëve në Everest

Pamje tronditëse/ Shkrirja e akujve zbulon trupat e gjymtuar të alpinistëve në Everest

17:48, 22/03/2019
A+ Aa A-

Rreth 4800 alpinistë kanë mundur të ngjiten në Everest, por 300 të tjerë kanë patur fatin e keq të humbin jetën në ëndrrën e tyre për të pushtuar majën më të lartë në botë.

Por ngrohja globale e viteve të fundit që ka sjellë edhe shkrirjen e akullnajave në Everest, ka zbuluar pamje horror të mbetjeve trupore të alpinistëve që kanë humbur jetën.

Sipas BBC-së trupat janë zbuluar në pjesën veriore kineze të malit.

Aktualisht këto mbetje po merren nga autoritetet për të mundësuar identifikimin e tyre.

“Ne jemi në një përpjekje të vazhdueshme për të hequr trupat e disa alpinistëve të cilët humbën jetën në vitet e fundit. Por tani po paraqiten trupa të vjetër që kanë mbetur të varrosur në dëborë”, njoftoi ish-presidenti i Shoqatës së Alpinizmit të Nepalit Ang Chering Sherpa.

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco