Vrau bosin e familjes Gambino, arrestohet i dyshuari

Vrau bosin e familjes Gambino, arrestohet i dyshuari

14:32, 17/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Nju Jork ka arrestuar një person në lidhje me hetimet për vrasjen e Francesco Calit, 53 vjeç, bosin e familjes së fuqishme mafioze Gambino i vrarë gjatë ditëve të kaluara me dhjetra goditje pistolete përballë vilës në Staten Island.

Në pranga ka përfunduar Anthony Comello, 24 vjeç, banor i zonës, i cili mendohet të ketë marrë pjesë në ngjarje.

Italo-amerikani Francesco ‘Frank’ Cali, kapoja i familjes mafioze të Gambino, i konsideruar si ndërmjetësi i Casa Nostras përtej Atlantikut, u vra në një pritë përpara banesës së tij në Staten Island, në Nju York.

53-vjeçari vdiq në spital, si shkak i plagëve të marra. Sipas mediave amerikane, kjo është vrasja e parë e madhe në qarqet e krimit të organizuar në Nju Jork për më shumë se 30 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco