BE në panik/ Partitë ekstremiste dyfishojnë vendet në Parlamentin Europian

BE në panik/ Partitë ekstremiste dyfishojnë vendet në Parlamentin Europian

19:50, 09/03/2019
A+ Aa A-

Partitë anti-establishment në të gjithë BE-në pritet të kenë një rritje të popullaritetit në votimet për Parlamentin Evropian, që pritet të mbahen gjatë muajit maj.

Një sondazh i publikuarr sot tregon se, votuesit e lodhur nga “status quo”-ja e Brukselit mund të çojë në dyfishim të eurodeputetëve skeptikë.

Sondazhi është kryer nga gazeta më e madhe gjermane “Bild” në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, ku janë anketuar më shumë se 9,500 votues.

Në tre vende,Francë, Itali dhe Poloni, partitë anti-establishment të krahut të djathtë dolën në krye, duke konfirmuar një rritje euroskeptike mes votuesve të BE-së.

Partitë që priten të përfitojnë nga ky ndryshim në qëndrimin e votuesve përfshijnë partinë e Marine Le Pen në Francë, e cila mund të sigurojë 23% të votave në vendin e saj. Në Itali, Partia “Lega Nord” e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, pritet të fitojë 33%.

Të dyja partitë e krahut të djathtë janë anëtarë të grupit Europa Euroskeptike e Kombeve dhe të Lirisë (ENF), i cili pret të rrisë numrin e përgjithshëm të deputetëve nga 37 në 67 në parlamentin me 705 vende.

Partitë euroskeptike jashtë grupit të ENF-së gjithashtu priten të përfitojnë në zgjedhjet e majit.

Sipas “Bild”, në Poloni, partia qeverisëse “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) do të marrë 42%  të votave. Ndërsa në Gjermaninë, mbështetja për Alternativën për Gjermaninë (AfD) pritet të arrijë në 12%.

Një raport i kohëve të fundit nga një think-tank pro-BE paralajmëroi se euroskeptikët mund të fitojnë 30%  të vendeve dhe të paralizojnë parlamentin.

Duke folur më herët këtë muaj, ish-presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, kritikoi ashpër populistët që cilët sipas tij shqetësohen vetëm për “kombin tim, fenë time dhe interesin tim “.

Grupi më i madh pro-evropian në parlament, Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila bashkon partitë e qendrës së djathtë dhe liberale-konservatore, është tronditur kohët e fundit nga brenda. Anëtarja e saj hungareze, partia populiste hungareze “Fidesz”, nisi një fushatë reklame kundër miliarderit George Soros dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Pasi u akuzua për nisjen e një “fushate kundër Brukselit” dhe u kërcënua me dëbim nga EPP-ja, “Fidesz” tha se do të zëvendësonte tabelat me të tjera, duke nisur një fushatë që do u kërkojë hungarezëve të lindin më shumë fëmijë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/03/2019 21:59

Po a jeni ftohur në bythë juve të "establishmentit". Kush është anti soros na qënka ekstremist?! Ekstremet ( populistët ) kanë qenë, janë dhe do jenë gjithmonë të majtët. Neomarksistët e sorosit multimiliarder, trafikant, spekullant, korruptor.... kërkon ta ndryshojé botën sipas ideolligjisé marksiste pipuliste, ka kthejë në një koloni bletësh ku të gjithë, pa kujtesë, pa identitet, pa familje, pa seks, punojnë për mbretërshën.( në këtë rast për hibridin alex/a soros) , kush nuk është dakord shpallet ekstremist, populist ist ist ist nga makineria mediatike monstruoze e multimiliarderit që investon për korrupsionin e liderrave europianë jo pak por 200 miliard dollarë në vit. Në se ky nuk është terrorizëm ekstremist, unë jam gati ta pres hallatin. Erërat e majta sorosiane po e humbin rëndësinë, ( me të majtën veç bytha fshihet ) një erë e re lirie po flladit nëpër glob.

Shto koment

Denonco