VIDEO/ Shikoni se si avioni 'shkundet' në qiell nga erërat e forta, tmerrohen pasagjerët

VIDEO/ Shikoni se si avioni 'shkundet' në qiell nga erërat e forta, tmerrohen pasagjerët

22:36, 25/02/2019
A+ Aa A-

Pasagjerët e një avioni britanik përjetuan momente tmerri, pasi avioni me të cilin fluturonin u lëkund në ajër nga erërat e forta, duke bërë që avioni të rrëshqiste.

Pamjet dramatike tregojnë aeroplanin që lëkundet nga njëra anë në tjetrën, teksa fluturonte në brigjet e Gjibraltarit të hënën rreth mesditës.

Pasagjerët e avionit ishin nisur nga aeroporti Heathrow në Londër për në Malaga të Spanjës.

Një tjetër video, e marrë nga brenda aeroplanit, tregon udhëtarët duke bërtitur të traumatizuar.

Kristis Bubnelis që postoi klipin në Instagram, shkroi: "Kur të fluturosh në Gjibraltar sigurohu që të marrësh disa të brendshme shtesë".

Adrian Worth, 33 vjeç, nga Devoni, i cili ishte në fluturim me 17 shokë të tij të hokejve, tha se "njerëzit u shqetësuan" kur avioni filloi të ulej.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco