Gjendet i vdekur në Spanjë gazetari dhe analisti i njohur i mediave ruse

Gjendet i vdekur në Spanjë gazetari dhe analisti i njohur i mediave ruse

20:23, 25/02/2019
A+ Aa A-

Raportet e mediave nga Rusia bëjnë të ditur se gazetari dhe analisti politik, Igor Malashenko, është gjetur i vdekur në Spanjë më 25 shkurt.

Malashenko ka qenë bashkëpronarë i kompanisë televizive NTV në vitet 1990. Ai ka qenë edhe ish shef i Radio Televizionit shtetëror rus Ostankino.

Më 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit, Boris Yeltsin.

Gazetari i vdekur Malashenko ka themeluar edhe rrjetin Media-Most më 1997.

Ai gjithashtu ka udhëhequr televizionin RTVI si dhe ka kryesuar fushatën zgjedhore të gazetares dhe prezentueses televizive, Ksenia Sobchak, për zgjedhjet e presidenciale ruse, në mars të vitit 2018, përcjell REL.

Ajo kishte fituar rreth 1.7 përqind të votave krahas presidentit, Vladimir Putin, i cili kishte fituar shumicën.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco