1 i vdekur dhe 3 të plagosur nga orteku në Zvicër

1 i vdekur dhe 3 të plagosur nga orteku në Zvicër

10:21, 21/02/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aplet zvicerane. Një person ka vdekur ndërsa tre të tjerë janë plagosur pasi një ortek goditi një vendpushim skish.

Qindra anëtarë të ekipit të shpëtimit kërkuan gjatë natës për persona të mbetur nën borë.

Por kërkimet u ndërprenë mëngjesin e së mërkurës pasi nuk u raportua asnjë i zhdukur. Një 34 vjeçar francez vdiq në spital, tha policia zvicerane.

Orteku në vendpushimin e popullor është i pazakontë.

Shpate të tilla zakonisht janë shumë të sigurta, pasi dëbora rreth tyre monitorohet me kujdes dhe menaxhohet për të shmangur rreziqet.

Orteku ndodhi në Crans-Montana rreth orës lokale 14:20 të martën.

Personi i vdekur punonte në shërbimin e patrullimit të skive në Crans Montana, tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco