Oficeri i policisë përdhunon të miturën, i gjeti adresën nëpërmjet Snap

Oficeri i policisë përdhunon të miturën, i gjeti adresën nëpërmjet Snap

11:31, 17/02/2019
A+ Aa A-

Një oficer policie përdhunoi një adoleshente në shtëpinë e saj, të cilën e gjeti nëpërmjet rrjetit social Snapchat.

Peter Drummond, 38 vjec udhëtoi dy herë për në shtëpinë e 14-vjecares. Në rastin e përdhunimit, ai u ngjit nga dritarja dhe i hyri në dhomë.

Peter nga Berkshire është paraqitur në gjykatë në Cornëall për të marrë dënimin. Gjatë seancës gjyqësore, ai deklaroi se arriti të gjente adresën e të miturës nëpërmjet rrjetit social Snapchat, i cili ka miliarda përdorues.

Ai është përballur me tre akuza për përdhunim dhe tre të tjera për veprimtari seksuale me një fëmijë. Katër prej akuzave kanë ndodhur me 26 tetor 2017, ndërsa dy datojnë më 17 nëntor 2017.

Peter i ka mohuar të gjitha akuzat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco