Trump dhe Kim drejt Vietnamit me plane të reja

Trump dhe Kim drejt Vietnamit me plane të reja

10:34, 10/02/2019
A+ Aa A-

Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre. Një vajzë e vogël ra brenda një rrethimi ku po ekspozoheshin arinjtë Panda, në provincën Sichuan të Kinës. Fatmirësisht, personi i sigurisë arriti ta nxjerrë fëmijën para se arinjtë Panda t’i shkonin afër. Ndiqni videon e ankthit.

Takimi i dytë mes presidentit të SHBA-së Trump dhe kreut të shtetit në Korenë e Veriut Kim do të zhvillohet në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Planet dallojnë shumë prej atyre të takimit të parë.

Nga Deutsche Welle 

Nëse në fund të takimit do të ketë një rezultat historik, kjo nuk mund të thuhet - sidoqoftë Donald Trump dhe Kim Jong Un kanë rënë dakord për vendin e takimit pasues të tyre: Takimi mes presidentit të SHBA-së dhe kreut të shtetit të Koresë së Veriut do të zhvillohet në kryeqytetin vietnaez Hanoi. Këtë e komunikoi Trump përmes rrjetit Twitter: "Gëzohem që do ta shoh kryetarin Kim dhe që do ta avancojmë ëështjen e paqes!"

Takimi më 27. dhe 28. shkurt ishte komunikuar më parë, por deri më tani Shtëpia e Bardhë nuk e kishte bërë publik vendin e takimit. Edhe metropoli bregdetar Da Nang deri në fund ka qenë në diskutim si vendtakim i mundshëm.

Trump është i pari president i SHBA-së që është takuar me kreun e shtetit të izoluar stalinist, që prodhon armë bërthmaore. Kritikët theksojnë, se takimi i parë në Singapur nuk pati rezultatet konkrete. Në samitin historik Kim theksoi gatishmërinë e tij për "denuklearizim të plotë". Megjithatë nuk ka asnjë premtim konkret, se deri kur Koreja komuniste e Veriut e izoluar ndërkombëtarisht do të ëarmatoset dhe se cilat mund të jenë lëshimet nga ana e SHBA-së. Gjatë bisedimeve së fundi nuk janë bërë të ditura përparime.

Këtë javë i dërguari i posaëëm i SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, u takua në Penjan me negoaciatorin koreano-verior Kim Hyok Chol, për të përgatitur samitin. Trump shkruan në Twitter, së bisedimet kanë qenë të frytshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco