Arrestohet një drejtues i grupit terrorist Al Qaeda

Arrestohet një drejtues i grupit terrorist Al Qaeda

17:03, 09/02/2019
A+ Aa A-

Policia e Libisë ka arrestuar një person i cili dyshohej se ishte një ndër drejtuesit e grupit terrorist ‘Al Qaeda’.

Për ti shpëtuar kapjes së tij ati ishte zhvendosur në qytetin Dernas.

Abdel Qader Azuz u arrestua në qytetin perëndimor të Misratas dhe më pas u soll në Tripoli për t’u gjykuar. Nuk janë dhënë hollësi të tjera për mënyrën e arrestimit të tij, shkruan “Reuters”.

Sipas zyrtarëve libianë, Azuz ka qenë ushtarak i lartë në grupin “Al Qaeda” për qytetin e Dernas. Ky qytet ka qenë i dalluar si bastion për militantët islamistë. Sidoqoftë, besohet që shumë prej tyre më parë ishin larguar nga përndjekja e regjimit të Gaddafit, por ishin kthyer në atdhe pas rrëzimit të tij nga pushteti në vitin 2011.

Grupi “Al Qaeda” dhe Shteti Islamik e kanë përdorur Libinë si bazë për sulme për shkak të boshllëkut të sigurisë dhe kaosit të krijuar pas rënies së regjimit diktatorial të Gaddafit, shkruan “Reuters”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco