Avioni po bënte akrobaci, përplaset me urën dhe humbin jetën 11 persona

Avioni po bënte akrobaci, përplaset me urën dhe humbin jetën 11 persona

18:39, 18/01/2019
A+ Aa A-

Një aeroplan teksa po bënte akrobacion në Shoreham të Anglisë, në një moment piloti humb kontrollin dhe përplaset në një autostradë.

Aeroplani Haëker Hunter është përplasur në rrugë, duke lënë të vdekur 11 persona. Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur aeroplani fillon të bie me shpejtësi të madhe dhe përplaset në një autostradë, transmeton Telegrafi.

Piloti Andy Hill po akuzohet për neglizhencë dhe vdekjen e mbi 10 persona gjatë akrobacioneve që po i bënte me aeroplan. Ai në ato momente po fluturonte shumë ulët, dhe mjaftoi një lëvizje e gabuar që ta pësojnë të pafajshmit.

Familjarët e viktimave kanë parë videon të filmuar nga këndet e ndryshme, ndërsa prokurori Tom Kark ka thënë se rrëzimi kishte ndodhur për “shkak të gabimit të pilotit”, pasi po fluturonte shumë ulët dhe kur tentoi ta ngrit nuk ia arriti qëllimit, duke bërë kështu të humbin jetën 11 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco