Obama i drejtpërdrejtë me Putin: Jepini fund sulmeve kibernetike, ose do kundërpërgjigjemi!

Obama i drejtpërdrejtë me Putin: Jepini fund sulmeve kibernetike, ose do kundërpërgjigjemi!

22:06, 16/12/2016
A+ Aa A-

“Dua ti dërgoj një mesazh të qartë Rusisë dhe të tjerëve: Mos vijoni të bëni këtë, sepse mund të fillojmë edhe ne”.

Deklaratën e ka bërë presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama në lidhje me sulmet kibernetike.

Rusia ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore amerikane dhe është përgjegjës se ka hakuar Partinë Demokratike”, tha Obama në konferencën për shtyp të fundvitit, duke nënvizuar se, “bëhet fjalë për të dhëna të bazuara në një vlerësim nga ana e të gjitha agjencive të inteligjencës”.

“Objektivi, nënvizoi Obama, është ai i evitimit të episodeve të sulmeve kibernetike në të ardhmen”.

Ai tha se lidhur me këtë çështje ka folur edhe me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Bisedat “kanë qenë të përzemërta dhe kanë përfshirë sugjerime mjaft specifike nga ana ime. Ai më ka dëgjuar. Nuk mund të them se do ti zbatojë ato, por bisedat ishin miqësore”, tha Obama.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco