Ndërron jetë adoleshenti, bie nga kati i tetë i anijes luksoze

Ndërron jetë adoleshenti, bie nga kati i tetë i anijes luksoze

16:04, 16/01/2019
A+ Aa A-

Një adoleshent ra për vdekje nga kati i tetë i një kroçereje luksoze, ndërsa përpiqej të ngjitej në dhomën e familjes përmes ballkonit.

Laurent Mercer, 16 vjeç, vdiq të premten pas rrëshqitjes dhe rënies nga kroçerja " "Royal Caribbean's Harmony", e cila ishte ankoruar në Haiti.

I riu, i cili ishte në një udhëtim me familjen e tij nuk kishte kartë për hapjen e derës dhe u përpoq të dilte nga ballkoni fqinj, thanë zyrtarët.

Së paku dy njerëz dëshmuan rënien, sipas postimeve në mediat sociale pas aksidentit.

Një zëdhënës i Royal Caribbean tha se ekipi mjekësor i anijes iu përgjigj thirrjes, ndërsa konstatuan trauma të mëdha në kokë tek adoleshenti dhe u shpall i vdekur.

"Harmonia e deteve" thuhet të jetë një nga anijet më të mëdha në botë dhe mund të mbajë deri në 5.479 mysafirë dhe 2.193 anëtarë të ekuipazhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco