Bolivia deporton terroristin e njohur italian

Bolivia deporton terroristin e njohur italian

02:07, 14/01/2019
A+ Aa A-

Terroristi italian Cesare Battisti i arrestuar në Bolivi 40 vite pas arratisjes së tij nga burgu, është deportuar drejt Romës.

Zyrtarët konfirmuan se anëtari i grupit terrorist të së majtës ekstreme Proletarët e Armatosur për Komunizmit është nisur me një avion drejt Italisë. 

Cesare Battisti, 64 vjeç, është dënuar nga drejtësia italiane me dy burgime të përjetshme për katër vrasje të kryera në 1970, ku njëri prej viktimave ishte agjent i Policisë së forcave speciale të Milanos.

Vetë Battisti i ka mohuar akuzat.

Ekstradimi i tij vjen pas arrestimit të tij në Santa Cruz de La Sierra në një operacion ndërkombëtar të policisë. 

Pasi u arratis nga burgu në Itali, Battisti jetoi për vite në Brazil por u zhduk pasi një urdhër arresti u lëshua muajin e kaluar.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini konfirmoi se Battisti ishte dorëzuar tek autoritetet italiane dhe po transportohet me avion.

"Avioni që transporton Cesare Battistin sapo u nis për në Itali, jam krenar që u deportua", tha ai. 

Battisti pritet të mbërrijë në Romë të hënën pasdite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco