‘Jeni të frikshëm’, familja myslimane ankohet për stafin e spitalit amerikan

‘Jeni të frikshëm’, familja myslimane ankohet për stafin e spitalit amerikan

18:11, 11/01/2019

Një familje myslimane thotë se u prit si mos më keq në një spital në Virxhinia. Familja shkoi për të vizituar foshnjën e sapolindur, kur ju tha se dukeshin të "frikshëm".

Gruaja e Ahmed Zahrit sapo kishte lindur në fillim të dhjetorit në Spitalin Inova Fair Oaks në Fairfax të Virxhinias, ku prindërit, tezja dhe xhaxhai i tij shkuan për ta vizituar.

Kur arritën në qendrën e lindjes në katin e tretë, atyre ju tha nga një roje sigurie se nuk "ju lejohet të jeni këtu". 

Ahmed Zahr i tha rojës se ai ishte i pasigurt pasi familja u urdhërua të kthehej në holl.

"Askush nuk dëshiron që ju të jeni këtu, infermieret nuk ju duan, mjekët nuk duan që ju të jeni këtu", tregoi Ahmed Zahr.

Familja Zahr beson se roja e sigurisë po i referohej mbulesës së gjatë dhe të zezë, e veshura nga nëna e gruas.

Të dyja gratë ishin të veshura me nikab, që mbulon edhe pjesën e fytyrës, që nga shumë gra myslimane interpretohet si arsye për modesti.

Nuk ka ligj në SHBA që ndalon veshjen e nikabit, edhe pse kërkohet që të zbulojnë pjesën e fytyrës gjatë një ndalese në trafik dhe në aeroport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco