FOTO/ Kina krijon avionin ‘spiun’, e frikshme ajo që u bën makinave që nga qielli

FOTO/ Kina krijon avionin ‘spiun’, e frikshme ajo që u bën makinave që nga qielli

10:01, 08/01/2019
A+ Aa A-

Kina zbuloi se kishte krijuar avionin"spiun" në nëntor të vitit që lamë pas, por së fundmi po qarkullojnë zëra se ky avion është krijuar për qëllime të errëta nga Pekini zyrtar.

Kjo sepse ky avion nuk mund të kapet nga radarët dhe mund të kryejë fluturime deri në 40 orë rresht pa u rimbushur me karburant.

Ndërsa për disa të tjerë është quajtur si “Skifteri i qiellit". Ai ka kapacitete për të realizuar fotografi me rezolucion të lartë nga 3000 metra lartësi, duke kapur pa problem targën e një makine.

Kurse për disa fotografimi i makinave nuk duhet të lejohet dhe se është diçka e tmerrshme, por nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga ndonjë shtet.

Ky avion nuk ka nevojë për pilot dhe është mbajtur sekret për shumë kohë, për t’u publikuar vetëm së fundmi.

Gjithashtu, mund të arrijë një lartësi fluturimi deri në 7500 metra me 350 kilogramë peshë në bord, ndërsa pesha maksimale që mund të mbajë është 1,5 ton.

Mendohet se qeveria kineze ka nisur punën për ndërtimin e tij, që në vitin 2012.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco