Ngërçi për murin me Meksiken, Trump sot i drejtohet kombit amerikan

Ngërçi për murin me Meksiken, Trump sot i drejtohet kombit amerikan

08:42, 08/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje se do t’i drejtohet kombit gjatë ditës së sotme në mbrëmje në lidhje me situatën në kufirin me Meksikën, ndërkohë që negociatat për t’i dhënë fund bllokimit të administratës janë bllokuar mbi çështjen e projektit të murit të tij kundër emigrantëve.

“Jam i lumtur t’ju informoj se do t’i drejtohem kombit mbi krizën humanitare dhe të sigurisë kombëtare në kufirin ton jugor. Të martën në mbrëmje në 21:00”, shkruan presidenti amerikan Trump në Tëitter, shkruan  ASTH.

I angazhuar në një përplasje me demokratët që ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të administratës federale që prej dy javësh, Trump theksoi se nuk do të tërhiqet aspak për këtë çështje, që është bllokimi i më shumë se pesë miliardë dollarëve për të ngritur murin e premtuar në fushatë në mënyrë që të luftohet emigracioni klandestin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco