VIDEO/ Nuk ndalet protesta, jelek verdhët sërish nëpër rrugët e Francës

VIDEO/ Nuk ndalet protesta, jelek verdhët sërish nëpër rrugët e Francës

20:01, 05/01/2019
A+ Aa A-

 Protestuesit jelekë verdhë protestuan në Paris për të tetën të shtunë me radhë, megjithëse presidenti francez ka premtuar të vazhdojë zbatimin e reformave të mëtejshme në punësim.

Një numër i madh protestuesish filluan të marshojnë nëpër rrugë pranë shëtitores Champs-Élysées të qytetit.

Demonstratat masive filluan më 17 nëntor për shkak të pakënaqësisë në rritje lidhur me rritjen e taksës së karburantit dhe koston e lartë të jetesës, si edhe me udhëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.

Që atëherë, zoti Macron ka hequr dorë nga plani për rritjen e taksave, ka njoftuar për rritje për punonjësit me rrogat më të ulëta dhe ka premtuar shkurtime taksash për pensionistët në vështirësi, në një përpjekje për të ndalur protestat.

Zoti Macron ka shprehur gjithashtu vullnetin për të bërë ndryshime shtesë në sistemin kombëtar të ndihmës sociale dhe pensioneve.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco