S’kishte lënë drogë pa konsumuar, shoferi del pozitiv, në makinë i gjetën edhe....

S’kishte lënë drogë pa konsumuar, shoferi del pozitiv, në makinë i gjetën edhe....

13:30, 04/01/2019
A+ Aa A-

Ibiza njihet si një ishull ku bëhet festa të çmendura. Por një turist kaloi në ekstrem.

Ai doli pozitiv për çdo drogë të mundshme në testin e policisë, kur u ndalua për drejtim të makinës në mënyrë të pakujdeshme.

Amfetaminë, kanabis, kokainë, metamfetaminë dhe opioid u zbuluan të gjitha në organizmin e 31 vjeçarit kur policia e testoi atë.

Burri 'i mbushur' me drogë u ndalua në orën lokale 03:00 në Rrugën Riambau de Vila në qytetin e Ibizas për drejtim të gabuar dhe të pakujdesshëm të makinës, tha policia.

Jo vetëm, gjaku i tij ishte mbushur me drogë, por kur policia e kontrolloi atë dhe automjetin e tij gjetën një sërë substancash të paligjshme, duke përfshirë 20 tableta rozë, gjashtë pilula ngjyrë purpuri, kokainë dhe një substancë ngjyrë kafe të paidentifikuar.

Shoferi i droguar përballet me një gjobë prej 1000 paund dhe 6 pikë në patentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco