Faktet rrënqethëse, libri mbi gazetarin e vrarë vërteton se trupi i tij ndodhet në pusin....

Faktet rrënqethëse, libri mbi gazetarin e vrarë vërteton se trupi i tij ndodhet në pusin....

14:47, 01/01/2019

Një libër i publikuar së fundmi në Turqi hedh drtitë, apo më saktë, pretendon një skenar plotësues për vrasjen e gazetarit të “The Ëashington Post”, Jamal Khashoggi. Sipas autorëve të librit “Mizori diplomatike: Sekretet e errëta të vrasjes Khashoggi”, Abdurrahman ?im?ek, Nazif Kahraman dhe Ferhat Ünlü, trupi i gazetarëve gjendet në pusin që ndodhet në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll.

Libri përmban intervista me zyrtarë të lartë turq dhe janë pikërisht këta zyrtarë që propozojnë këtë hipotezë, ndërkohë që Riadi zyrtar e ka pranuar vrasjen dhe madje ka arrestuar 18 persona për të.

Po kështu pala turke është lejuar të marrë kampione nga pusi të cilat nuk sollën ndonjë rezultat të dyshimtë. Pala saudite megjithatë ka kundërshtuar kërkesën turke për të tharë pusin për të parë se çfarë ndodhet në të.

Autorët thonë se nuk e kanë dëgjuar audion e regjistruar të vrasjes por ata kanë biseduar me zyrtarët turq që e kanë dëgjuar atë. Në libër identifikohen emrat e dy drejtuesve të skuadrës që ekzekutori Khashoggin që janë oficeri i zbulimit Maher Mutreb dhe kreu i Këshillit Shkencor të Mjekësisë Ligjore, Salah Muhammed al-Tubaigy të cilët kanë biseduar një orë përpara vrasjes.

“Do t’i themi se do ta marrim me vete në Riad. Nëse refuzon do ta vrasim dhe do të zhdukim trupin”, dëgjohen atë në materialin audio.

Autorët thonë se në audio dëgjohen ulërima dhe madje vetë Khashoggi ka thënë gjatë sulmit:

“Mos ma mbyllni gojën. Kam azëm. Do më mbysni”.

Këto janë edhe fjalët e tij të fundit. Vrasja është kryer me gjakftohtësi dhe sipas të dhënave në audio dëgjohet Tubaigy të ketë këshilluar të tjerët të dëgjojnë muzikë dhe të jetë shprehur se:

“Nuk kam punuar ndonjëherë me trup të ngrohtë por se kam problem edhe këtë.”

Ndër emrat e tjerë që mendohet se janë pjesë e operacionit të vrasjes janë edhe kreu i stacionit të shërbimit sekret në Ankara, Ahmed Abdullah al-Muzayni, oficerët e shërbimit Saad Muid al-Qarni, Muflih Shaya al-Muslih dhe Abdulaziz Suleyman el-Ghumuzi, raporton Respublica.

Një nga autorët e librit thotë se pavarësisht deklaratave të princit Mohammed bin Salman, në të vërtetë Taboigy është i lirë dhe jeton në një vilë bashkë me familjen në Arabinë Saudite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco