BMW-ja dënohet me 10 mil $ për shkak të vetëdjegies së makinave

BMW-ja dënohet me 10 mil $ për shkak të vetëdjegies së makinave

12:32, 24/12/2018
A+ Aa A-

Qeveria e Koresë Jugore do ta dënojë prodhuesin gjerman të veturave luksoze, BMW, me një gjobë financiare prej dhjetë milionë dollarësh për shkak të problemit të veturave me zjarrin brenda motorëve. Sidoqoftë, problemet e kësaj kompanie nuk do të përfundojnë këtu.

Ministri i Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit ka thënë se përveç me gjobë financiare, kompania gjermane do të përballet edhe me prokurorët në gjykatë, për ta vërtetuar se a është e nevojshme ngritja e akuzave për krime. Kriza e BMW-së në Korenë Jugore shpërtheu gjatë verës së kaluar, kur shumë pronarë të veturave raportuan se veturat e tyre janë përfshirë nga flakët.

Zyrtarët e kompanisë kanë deklaruar se veturat kanë pasur probleme me sistemin e lirimit të gazrave dhe se kanë filluar t’i kontrollojnë ato vetura që mund të jenë të prekura nga ky problem teknik. 

Sidoqoftë, një grup vlerësues, i themeluar nga qeveria për ta hetuar këtë çështje, ka zbuluar se kompania kishte provuar ta fshihte këtë problem dhe ishte vonuar shumë për ta kërkuar kontrollimin e 172 mijë veturave, shkruan “CNN”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco