Putin: Britania e Madhe dhe SHBA nuk po respektojnë publikun

Putin: Britania e Madhe dhe SHBA nuk po respektojnë publikun

06:43, 21/12/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar klasat politike të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA për mosrespektimin e publikut duke vënë në pikëpyetje referendumin e Brexit dhe zgjedhjen e Donald Trump.

"Ata nuk duan të njohin fitoren e zotit Trump. Kjo është mosrespektimi i votuesve," tha ai. "E njëjta gjë në Britani: Brexit ka ndodhur, por askush nuk dëshiron ta zbatojë atë".

Ai paralajmëroi gjithashtu se bota po bëhej e vetëkënaqur me rreziqet e luftës bërthamore.

Komentet e presidentit erdhën në konferencën e tij për shtyp në Moskë me rastin e festave të fundvitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco